Feronikeli e mposht Prishtinën (Foto)

Feronikeli ka arritur të shënoj një fitore shumë të rëndësishme në kuadër të xhiros së tretë në Supërligë ndaj Prishtinës me rezultat 1-0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Mendurim Hoti në minutën e 9’ pas një topi të kthyer nga portieri i Prishtinës.

Në pjesën e dytë trajneri i Prishtinës Mirel Josa, provoi që të arrinte barazimin, por nuk ia arriti që të nxjerrë së paku një pikë nga kjo ndeshje.

Pas kësaj fitoreje Nikli pozicionohet në vendin e dytë me gjashtë pikë.

Ndërsa Prishtina me vetëm një pikë në vendin e dhjetë, plus me një ndeshje më pak të zhvilluar në këtë sezon.