Feronikeli i gatshëm për ndeshjen ndaj Prishtinës

Feronikeli dhe Prishtina, do të përballen të shtunën prej orës 16:00, në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas me fillim prej orës 16:00.
Kjo ndeshje luhet në kuadër të xhiros së tretë në Superligën e Kosovës.

Nikli po i bën përgatitjet e fundit për ndeshjen ndaj Prishtinës.

Klubi përmes llogarisë së tyre zyrtare në Facebook, kanë njoftuar se janë të gatshëm për këtë ndeshje dhe kanë kërkuar përkrahje nga tifozët që t’i mbushin shkallët e stadiumit.

“Feronikeli po bën përgatitjet e fundit për kryendeshjen e së shtunës, ndaj Prishtinës. Takimi zhvillohet në Drenas, në Stadiumin “Rexhep Rexhepi”, të shtunën, me fillim prej orës 16:00. Trajeri, Vukicevic dhe futbollistët e tij, janë dukur në formë të mirë në stërvitjet e skuadrës, për derbin e fundjavës. Për ndeshjen e së shtunës, klubi ka nevojë për përkrahje masive nga tifozeria, e cila si gjithmonë është futbollisti ynë i 12-të.”, thuhet në njoftimin e Niklit.

Kujtojmë se në sezonin e fundit titulli i kampionit u vendos mes këtyre dy ekipeve në xhiron e fundit, të cilën e fitoi Feronikeli dhe u shpallë kampion i Kosovës.