Drita mposht Llapin në Podujevë

Drita ka shënuar fitore me rezultat 1:3 ndaj Llapit në kuadër të xhiros së 11-të në Superligën e Kosovës në futboll.

Gjilanasit kaluan në epërsi në minutën e 5-të me sulmuesin anësor Astrit Fazliun nga penalltia.

Vendasit mbeten me një lojtarë më pak në minutën e 28-të, pasi Ilir Krasniqi u ndëshkua me karton të kuq.

Hamdi Namani shënoi për 0:2 në minutën e 33-të pas asistimit të Marko Simonovskit.

Llapi fitoi penallti në minutën e 43-të pas një ndërhyrje nga Balde ndaj Shillovës.

Balde u ndëshkua me karton të kuq, kurse Shillova penalltinë e fituar e shndërroi në gol për rezultatin 1:2.

Për rezultatin përfundimtar 1:3 shënoi Marko Simonovski në minutën e 72-të.

Pas kësaj fitoreje Drita ngjitet në vendin e dytë me 18 pikë.

Ndërksq, Llapi mbetet në vendin e shtatë me 12 pikë.