Ardian Nuhiu i gëzohet fitores së Dritës

Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu ka deklaruar pas ndeshjes se fitorja e sotme ndaj Llapit ishte shumë e rëndësishme për skuadrën e tij.

Ai ka deklaruar se ka besim te gjyqtarët e ndeshjes për dallim nga trajneri i Llapit, Tahir Batatina që është ankuar në ndarjen e drejtësisë.

“Dua t’i përgëzoj të dyja skuadrat për lojën. Ishte shumë vështirë. Dëshirë për fitore pati nga të dyja ekipet. Kur shënuam golin e tretë menduam se gjithçka do të mbaronte, do të ishim më të qetë. Por kundërshtari ishte kërkues për t’u kthyer në lojë. Djemtë u angazhuan shumë dhe është fitore shumë e rëndësishme për ne. Ishim të vetëdijshëm për çfarë kemi udhëtuar. Unë kam besim te gjyqtarët. Sidomos tani me sistemin VAR, nuk e lodh kokën të mendoj për diçka të tillë”, ka thënë Nuhiu pas ndeshjes.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 19 pikë.

 

Batatina: Nuk na mundi Drita, por gjyqtari Nuza