Nuhiu: Shfrytëzuam lodhjen e Llapit

Drita ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Llapit me rezultat 2-4, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligën e Kosovës.

Skuadra e drejtuar nga Ardian Nuhiu pas fitores ndaj Llapit ka marrë kreun e tabelës me 61 pikë, tri më shumë se Ballkani që gjendet në vendin e dytë.

Trajneri i gjilanasve, Ardian Nuhiu, ka thënë se e shfrytëzuan lodhjen e Llapit për ta fituar këtë ndeshje.

“Është e vështirë të fitohet në këtë fushë duhet t’i përgëzoj djemtë. Pjesa e parë ishte e barabartë dhe arritëm të rikthenim rezultatin. E shfrytëzuam lodhjen e kundërshtarit në pjesën e dytë për të marrë këtë tre pikë”, u shpreh Nuhiu.