Drita mposht Llapin në Podujevë

Drita ka shënuar fitore me rezultat 2-4, ndaj Llapit, ndeshje e cila u zhvillua në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Ndeshjen e nisi më mirë Llapi duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Ahmed Januzin.

Drita e barazoi rezultatin në minutën e 4’ me Xhevdet Shabanin.

Festim Alidema shënoi për 1-2, në minutën e 30’ për t’i kaluar gjilanasit në epërsi.

Edon Sadriu i Llapit shënoi për 2-2, në minutën e 32’.

Xhevdet Shabani shënoi për 2-3 në minutën e 70’ pas asistimit të Astrit Fazliut.

Për 2-4, shënoi Esosa Irogue Pritsley në minutën e 78’.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e parë me 61 pikë.

Kurse, Llapi në vendin e shtatë me 33 pikë.