Drita mposht Llapin në Podujevë

Drita ka shënuar fitore të vështirë ndaj Llapit me rezultat 1-2, në Podujevë në kuadër të xhiros së 10-të në Superligë.

Të parët që kaluan në epërsi ishin vendasit me golin e Valmir Veliut në minutën e 8’.

Kampionia e Kosovës e barazoi rezultatin në minutën e 57’ me Almir Ajzerajn.

Golin e fitores për Dritën e shënoi autogol Ahmed Januzi në tentim për ta larguar topin shënon në portën e tij.

Pas kësaj fitoreje Drita pozicionohet në vendin e dytë me 19 pikë.

Kurse, Llapi mbetet në vendin e nëntë me vetëm pesë pikë.