Llapi – Drita, mbyllet pjesa e parë me katër gola të shënuar

Ka përfunduar pjesa e parë mes Llapit dhe Dritës me rezultat 2-2, ndeshje e vlefshme për xhiron e 28-të në Superligë.

Llapi e nisi ndeshjen më mirë duke kaluar në epërsi në minutën e 2’ me Ahmed Januzin.

Drita e barazoi me Xhevdet Shabanin në minutën e 4’.

Mysafirët kaluan në epërsi në minutën e 30’ me Festim Alidemën.

Edon Sadriu shënoi për 2-2, në minutën e 32’.

Kurse, rezultati i pjesës së parë në ndeshjen Drenica – Prishtina është 0-0.