Challandes: Jam i kënaqur me shpirtin luftarak të treguar sonte

Kosova e ka marrë një barazim duke barazuar me rezultat 0-0, si mysafir ndaj Greqisë.

Në këtë ndeshje Kosova ka luajtur me shumë mungesa, por gjatë 90 minutave treguan shpirt luftarak duke mos u dorëzuar asnjëherë.

Pas ndeshjes, trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka thënë se është i kënaqur me shpirtin luftarak të treguar nga djelmoshat e tij.

“Jam i kënaqur me shpirtin luftarak të treguar sonte. Kjo ishte përgjigja më e mirë. Ka qenë performancë e mirë në përgjithësi”, ka thënë ai pas ndeshjes.

Pas këtij barazimi Kosova pozicionohet në vendin e tretë me dy pikë.

Në ndeshjen e ardhshme, Kosova luan ndaj Sllovenisë më 15 nëntor.