(Ilustrim)

Kosova i mbyll kualifikimet e Botërorit me barazim

Kombëtarja e Kosovës ka barazuar me rezultat 1-1 ndaj Greqisë, në kuadër të ndeshjes së fundit të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Pjesën e parë “Dardanët” bën paraqitje të dobët.

Grekët kaluan në epërsi në minutën e 44-të me Masourasin.

Golin e barazimit Kosova e shënoi me kapitenin Amir Rrahmanin në minutën e 76-të.

Kosova kishte mundësi që ta fitonte ndeshjen, por nuk i shfrytëzoi të gjitha rastet që i kishte për gol.

Nga tetë ndeshje të zhvilluara Kosova pozicionohet në vendin e fundit me vetëm pesë pikë, me një fitore, dy barazimi dhe pesë humbje.