Greqi – Kosovë, mbyllet pjesa e parë

Ka përfunduar pjesa e parë mes Greqisë dhe Kosovës me rezultat 1-0.

Kjo ndeshje është duke u luajtur në kuadër të kualifikimeve për Botërorin “Katari 2022”.

Sulmuesi Georgios Masouaras shënoi për 1-0 në minutën e 44-të pas asistimit të Pelkës.

Kosova bëri një paraqitje të dobët në pjesën e parë duke qenë në presion nga grekët.