Dallimet në ftesa të futbollistëve midis Giresse dhe Challandes

Sa herë që Kombëtarja e Kosovës pritet të zhvillojë ndonjë ndeshje, shumë sportdashës e presin listën e të ftuarve, duke shpresuar që lista të përbëhet nga futbollistët më të mirë. Sa herë që lista publikohet, komentet se kush u ftua? Pse është ftuar ky futbollistë e pse s’është ftuar ky futbollistë?, krijojnë jehonë të madhe te sportdashësit në Kosovë.

Sot gjatë ditës është bërë publike lista e futbollistëve të ftuar nga trajneri i ri i Kombëtares së Kosovës Alain Girese.

Por ajo çka bien në sy është mos ftesa për Bernard Berishën, Leart Paqaradën, Herolind Shalën, Hekuran Kryeziun dhe Besart Halimit.

Në listën e fundit të ish- trajnerit të Kosovës, Bernard Challandes të publikuar me 1 tetor për ndeshjet e muajit tetor të ftuar kanë qenë Besart Celina, Herolind Shala, Besart Halimi por ka munguar Leart Paqarada dhe Bernard Berisha, dhe Hekuran Kryeziu.

Dallimi tjetër në mes të Alain Giresse dhe Bernard Challandes vërehen edhe te një tjetër futbollistë. Derisa sa David Domgjoni ishte i ftuar nga Challandes ai nuk është ftuar nga Giresse.

Të dy trajnerët sikurse Giresse dhe Challandes në ftesat e tyre nuk e kanë pasur prioritet edhe futbollistët që luajnë në Supërligën e Kosovës në Futboll.