Challandes e konfirmon lëndimin e Rashicës

Sulmuesi anësor i Kombëtares së Kosovës, Milot Rashica, luajti për 75 minuta ndaj Moldavisë, e cila përfundoi me rezultat 1-1.

Rashica u zëvendësua në minutën e 75’ nga trajneri Bernard Challandes, pasi kishte pësuar një lëndim në gju, këtë gjë e ka konfirmuar trajneri Bernard Challandes në konferencë për media.

“Rashica pati një lëndim të lehtë, nuk duket serioz po do të shohim se cila është situata. Nuk e dimë menjëherë shkallën e lëndimit. E ka lënduar gjurin dhe mjekët do të bëjnë punën e tyre për fazat e tjera. Është e qartë se pas atij lëndimi u detyruam ta zëvendësojmë”, ka thënë Challandes.

Challandes: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, nuk shkoi ashtu siç duhej