Shkëlqimi dhe rënia e Bernard Challandes te Kosova

Kosova ishte bërë me trajner të ri më 2 mars të vitit 2018.

Ish-kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kishte prezantuar në konferencë për media, trajnerin Bernard Challandes.

Vokrri shprehej i lumtur për zgjedhjen e Challandesin si trajner i Kosovës i cili vinte në vend të larguarit Albert Bunjaki.

“Kemi qenë në bisedime edhe me trajnerë të tjerë, por arsyeja pse ne kemi zgjedhur z. Bernard Challandes është duke pasur parasysh edhe faktin se ka shumë lojtarë tanë që luajnë në kampionatin zviceran dhe ka mundësi dhe i njeh sepse ka punuar edhe me kategori të reja. Për neve në situatën aktuale mendoj se është një zgjidhje e qëlluar, mirëpo futbolli i ka befasitë e veta dhe kjo mbetet të shihet në fushën e gjelbër, por nuk dyshoj se ai do të bëjë punën më të mirë të mundshme”, kishte deklaruar Fadil Vokrri gjatë prezantimit të Challandesit.

Kurse, Bernard Challandes kishte deklaruar se është kënaqi për të që të punoj për FFK-në. Ai kishte thënë se duhet të punojnë e të marrin eksperiencë lojtarët e Kosovës.

“Për mua është një kënaqësi shumë e madhe që të punoj për Federatën e Futbollit e Kosovës. . Tash duhet të fillojmë të punojmë edhe më shumë, të marrim eksperiencë por edhe të bëjmë progres. Ekipi është i formuar, por dua që të krijojmë një familje. Është shumë më e rëndësishme që ekipi të jetë më i lidhur. Kemi shumë lojtarë në Zvicër dhe vendet e tjera. Do ta formojmë një ekip shumë të mirë dhe kjo është detyra ime”, kishte deklaruar Challandes gjatë prezantimit të tij si trajner i Kosovës.

70 vjeçari zvicerian aventurën e tij me Kombëtaren e Kosovës e kishte nisur me miqësoren ndaj Madagaskarit më 24 mars të vitit 2018.

Kosova e kishte mposhtur këtë kombëtare me rezultat 1-0 me golin e Kosovës.

Challandes kishte hyrë në një seri pozitive të rezultateve duke i shënuar tri fitore në tri miqësoret e para ndaj Madagaskarit, Burkina Fasos dhe Shqipërisë.

Kosova vazhdoi me formë të mirë edhe në Ligën e Kombeve në Ligën C të Grupit 3.

“Dardanët” u pozicionuan në vendin e parë me 14 pikë, duek i shënuar katër fitore dhe dy barazime.

Pas përfundimit të ndeshjeve në Ligën e Kombeve, Kosova hyri në një seri prej ndeshjeve pa humbje, me shtatë fitore dhe dy barazime.

Kosova bëri paraqitje të mirë edhe në miqësoren ndaj Danimarkës më 21 mars të vitit 2019 duke barazuar me rezultat 2-2.

Kualifikimet për Kampionatin Europian “Euro 2020”, Kosova u pozicionua në vendin e tretë me 11 pikë, duke i shënuar tri fitore, dy barazime dhe tri humbje.

Kosova ishte në grup me kombëtare si Anglia, Çekia, Bullgaria dhe Mali i Zi.

Kombëtarja e Kosovës pas dështimit për t’u kualifikuar në “Euro 2020” përmes grupeve e kishte mundësinë e artë të kualifikohet europian përmes “play – off-it” në Ligën e Kombeve.

Kosova në “play – off” luajti me Maqedoninë e Veriut duke u mposhtur me rezultat 2-1, duke bërë që ta humbas një mundësi të artë që të kualifikohet në “Euro 2020”.

Ekipi i udhëhequr nga Challandes u ngjit në një lig më lartë në Ligën e Kombeve.

Kosova luajti në Grupin 3 të Ligës C.

Në këtë grup Kosova bëri paraqitje të dobëta duke e shënuar një fitore, dy barazime dhe tri humbje, duke u pozicionuar në vendin e tretë me vetëm pesë pikë.

Kualifikimet për Kampionatin Botëror “Katari 2022”, Kosova vazhdoi me avazin e vjetër, me rezutlate të dobëta.

Nga shtatë ndeshej të luajtura, Kosova i ka pesë humbje, një barazim dhe vetëm një fitore.

 

Challandes i kishte disa probleme me Leart Paqaradën dhe Bernard Berishën.

Leart Paqarada bëri të ditur në prill të këtij viti se nuk do të luajë për Kosovën deri sa të jetë trajner Bernard Challandes.

“Pas shumë komenteve, thirrjeve dhe mesazheve të pranuar nga përfaqësuesit e mediave, ndihem i obliguar ta bëjë këtë reagim. Është nder krenari dhe privilegj për mua dhe bashkëlojtarët e mi të kombëtares ta veshim fanellën e Kosovës. I mbështetur për muri nga degradimi që më është bërë në vazhdimësi nga trajneri, mosangazhimi në lojë prej vitesh, përkundër ftesave për të luajtuar. Mosrespekti dhe injorimi nga ai, më detyrojnë që të vendos që përkohsisht të largohem nga dispozicioni për të luajtur në ekipin që udhëheqet nga Bernard Challandes”, kishte deklaruar Bernard Challandes.

Challandes kishte deklaruar se e respekton vendimin e Paqaradës.

“Nuk kam biseduar me Leart Paqaradën pas vendimit të tij, ai ka vendosur të largohet. Më pëlqen Paqarada si lojtar, por ne e kemi respektuar vendimin e tij. Nëse ai konsideron se është momenti për të diskutuar me mua, atëherë nuk kam asnjë problem me të. Por, unë nuk jam ai që i lus lojtarët”, kishte deklaruar Challandes në konferencë për media.

Bernard Berisha pasi kishte shënuar gol ndaj Greqisë në Prishtinë i kishte quar sinjal Challandesit.

Pas ndeshjes, Challandes ishte shprehur i revoltuar.

“Ishte mesazh për mua, nuk e pranojë këtë mënyrë festimi. Nuk kemi nevojë për këtë lloj festimi. Unë jam trajneri, s’mund ta pranojë këtë lloj festimi”, kishte thënë Challandes.

Zvicerani njihet edhe për deklaratën e tij pesimste që e kishte bërë pas humbjes ndaj Spanjës me rezultat 3-1. Ai kishte thënë se ai qe mendon ta mposht Spanjën duhet të jetë nga një planet tjetër.

“Nëse ju mendoni se ne mund ta mposhtim Spanjën, atëherë ju jeni për një planet tjetër, jeni duke jetuar në planetin e gabuar”, kishte thënë Challandes.

Humbja e fundit më 12 nëntor ndaj Gjeorgjisë në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, Bernard Challandesit i kushtoi me shkarkim.

Sot, më 13 nëntor në një konferencë për media, Kryetari i FFK-së, Agim Ademi, bëri të ditur se e kanë shkarkuar Challandesin nga posti i trajnerit.

Challandes deklaroi se është i mërzitur që po largohet nga stoli i Kosovës.

Ai gjithashtu konfirmoi se e ka mbyll karrierën si trajner i futbollit.

“Kishim synim në fillim të ndërtojmë një ekip të vërtetë dhe të mirë. Isha i lumtur me këtë punë dhe gjithashtu krenar me punën që e kemi bërë. Kam pasur kënaqësinë të punoj me ketë ekip dhe për këtë arsye jam i mërzitur që po largohem. Si trajner kam kaluar një kohë shumë të mirë dhe i falënderoj të gjithë për bashkëpunimin duke filluar nga federata, lojtarët dhe stafi përcjellës”, ka thënë ai.

Bernard Challandes e drejtoi ndeshjen në 40 ndeshje, duke i shënuar 17 fitore, 15 humbje dhe tetë barazime.

 

Challandes e mbyll karrierën si trajner