Këto janë fjalët e Challandesit pas humbjes nga Gjeorgjia

Kosova ka zhgënjyer duke u mposhtur në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë me rezultat 1-2 nga Gjeorgjia.

Trajneri i Kosovës, Bernard Challandes ka deklaruar pas ndeshjes së është i zhgënjyer.

“Jam shumë i dëshpëruar me ekipin pas një ndeshje të tillë. Ne nuk mund ta humbnim këtë ndeshje, pasi paraqitje nuk ishte e keqe. Pas golit të parë, ekipi reagoi mirë dhe pati një lojë të bukur. Kemi pasur shumë situata deri në 25 metrat e fundit, që në këtë moment është problem ynë. Në pjesën e dytë ishim shumë dominues, u përpiqem por nuk arritëm të bëjmë më shumë. Duket se pasimi i fundit ishte ai që mungonte”, ka thënë Challandes.

Ai ka thënë se lojtarët nuk kishin efikasistet duke thënë se nuk ishin të rrezikshëm në këtë ndeshje.

“Këtë herë nuk patëm aspak efikasitet, i cili po mungon në pasimin e fundit. Nëse bëjmë një ndeshje të tillë, asnjëherë nuk kam menduar se do ta humbnim. Por, futbolli është i tillë pas kundërshtari dy herë u fut në zonën tonë dhe shënoi dy gola. Duhet të pranoj, të marrë përgjegjësinë. Ekipi ka provuar por nuk ishte mjaftueshëm. Ne bëmë në përgjithësi futboll të mirë, por këtë herë nuk shënuam e as nuk ishim të rrezikshëm. Patëm pasime të mira, mbajtëm topin dhe luajtëm mirë. Nuk e gjetëm portën kundërshtare dhe normalisht kjo kushtoi”, ka shtuar ai.

70 vjeçari nga Zvicra ka folur edhe për renditjen e Kosovës në grup.

“Për mua nuk është problem renditja në pozitën e pestë apo të katërt në tabelë. Ishte një grup i vështirë dhe për mua ishte e mundur që të kishim me tepër pikë, por problem për mua është se duhet ta fitonim ndeshjen e mirë. Shpresoj që mund ta fitojmë ndeshjen e ardhshme me Greqinë dhe të përgatitemi për Ligën e Kombeve”, tha Challandes.

Ai ka thënë se nuk e ka problem për pozitën e trajnerit.

“Nuk jam në një pozitë perfekt si trajner. Unë tani për tani jam trajner nuk kam problem me ekipin e bëjë punën time. Ky nuk është vendimi im, pasi ndihem mirë me këtë ekip. E kam thënë në konferencë se na duhen rezultatet dhe këtë herë nuk kemi rezultate. Natyrisht, nuk do të jetë lehtë për të ardhmen time. Po e jap më të mirën, po e bëjë punën time dhe ky është një vendim i Federatës jo i imi. Jam i gatshëm për gjithçka, ta udhëheq ekipin për edicionin e ardhshëm të Ligës së Kombeve”, ka potencuar Challandes.