Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zyrtare: Challandes shkarkohet nga stoli i Kombëtares së Kosovës

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi ka bërë të ditur se e kanë shkarkuar trajnerin e Kosovës, Bernard Challandes.

Challandes është shkarkuar nga posti i trajnerit të Kosovës pas humbjes befasuese nga Gjeorgjia të martën në mbrëmje.

Trajneri Bernard Challandes është shprehur i mërzitur pas përfundimit të aveneturës së tij si trajner  i Kombëtares së Kosovës.

 “Ka qenë privilegj dhe kënaqësi të jesh trajner i Kosovës. Jam i pikëlluar që erdhëm në këtë pikë”, ka thënë Challandes.

Bernard Challandes ishte emëruar trajner i Kombëtares së Kosovës më 2 mars të vitit 2018.

Trajneri zvicerian në atë kohë u prezantua në konferencë për media nga ish-kryetari i FFK-së, Fadil Vokrri.

Challandes e kishte zëvendësuar trajnerin Albert Bunjaki.