Bernard Challandes infektohet me COVID-19

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Bernard Challandes ka rezultuar pozitiv në testet e fundit për coronavirus.

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar se Challandes dhe një anëtar i stafit të Kosovës kanë rezultuar pozitiv në testet e COVID-19.

Ndeshjen kundër Shqipërisë e cila dotë luhet sot në orën 16 në Elbasan do ta udhëheqë ndihmës trajneri Muharrem Sahiti.

“Pas kryerjes së testit për COVID-19, përzgjedhësi i Kombëtares, Bernard Challandes  dhe njëri nga pjesëtarët e tjerë të stafit (menaxheri i pajisjeve), kanë rezultuar pozitiv.

Ata tashmë janë izoluar nga pjesa tjetër e ekipit deri në testin e radhës, që është programuar për të enjten për ndeshjen kundër Sllovenisë.

Kësisoj, ndeshjen e sotme miqësore kundër Shqipërisë do ta drejtojë ndihmëstrajneri i parë, Muharrem Sahiti”, thuhet në njoftimin e FFK-së.