Basketboll, Prizreni 16 fiton Superkupën e Kosovës

KB Prizreni 16 ka fituar Superkupën e Kosovës në basketboll duke e mposhtur Trepçën me shifrat 90-81.

Skuadra prizrenase e nisi ndeshjen mirë duke e fituar çerekun e parë me shifrat 22:17.

Prizreni 16 vazhdoi me formë të mirë edhe në 10 minutëshin e dytë duke e fituar me shifrat 24-16, për të shkuar në pushim me rezultatin 46-35.

Trepça u këndell në 10 minutëshin e tretë duke e fituar me shifrat 15-24, duke treguar rezultatin në semafor pas 30 minutash, 61-59 për prizrenasit.

Çereku i fundit i takoi Prizrenit me rezultat 29-22, për të triumfuar në fund me shifrat 90-81.

Trofeun MVP e fitoi Arti Hajdari, çmim të cilin ia ndau Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës, Elvira Dushku, kurse trofeun kapitenit të Prizrenit 16, Qëndrim Ajazaj ia dorëzoi kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu.