Trepça mposht Yllin dhe kualifikohet në finale të Superkupës së Kosovës

Trepça është kualifikuar në finale të Superkupës së Kosovës në basketboll pasi e ka mposhtur Golden Eagle Yllin me rezultat 81-69.

Trepça e nisi mirë ndeshjen duke e mbyllur çerekun e parë me shifrat 21:14.

10 minutëshi i dytë ishte më i barabartë i cili i takoi përsëri mitrovicasve me shifrat 16-15 për të shkuar në pushim me rezultatin 37-29.

Xehtarët vazhduan me paraqitje edhe në çerekun e tretë duke fituar me shifrat 23-20, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 60-49 për Trepçën.

Çereku i fundit i takoi Trepçës me shifrat 21-20, për ta mbyllur ndeshjen me rezultatin 81-69.

Te Trepça u dalluan Samir Zekiqi me 25 pikë e gjashtë kërcime, Taurus Cockfield me 12 pikë e 10 asistime, Andreë Gordon me 11 pikë e 10 kërcime dhe Drilon Hajrizi me 12 pikë, kurse te Golden Eagle Ylli u dalluan Brendon Radolph me 14 pikë e tetë kërcime dhe Erjon Kastrati me 15 pikë.

Trepça në finale do të përballen me Prizrenin 16, të dielën nga ora 17:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë.