Trepça mposht Rahovecin dhe kalon në gjysmëfinale të Superkupës

Trepçka ka triumfuar ndaj Rahovecit me shifrat 71:75, duke kaluar në gjysmëfinale të Superkupës së Kosovës në basketboll.

Ndeshjen e nisi më mirë Rahoveci duke e fituar çerekun e parë me shifrat 17-14.

Trepça u këndellën në çerekun e dytë duke e fituar me rezultat 20:22, për ta mbyllur pjesën e e parë me shifrat 37-36 për Rahovecin.

10 minutëshi i tretë i takoi Trepçës në tërësi duke e fituar me shifrat 16:22, për ta mbyllur këtë çerekl me epërsi prej pesë pikëve 53-58.

Çereku i fundit i takoi Rahovecit me rezultat 18-17, por në fund triumfoi Trepça me shifrat 71-75.

Trepça në gjysmëfinale do të ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi, që zhvillohet nga ora 19:00.