Anglia publikon listën për ndeshjen kundër Shqipërisë

Kombëtarja Angleze e futbollit ka bërë publike listën e lojtarëve për përballjen kundër Kombëtares Shqiptare të Futbollit.

Angli-Shqipëri zhvillohet me 12 nëntor në kuadër të kualifikimeve për kampionatin botëror ‘’Katar 2022’’.

Anglia dhe Shqipëria gjendet në grupin I ku pas tetë ndeshjeve të zhvilluara, kombëtarja angleze gjendet në pozitën e parë me 20 pikë ndërsa Shqipëria në pozitën e tretë me 15 pikë të grumbulluara.