Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Këta janë futbollistët e ftuar për ndeshjen e nëntorit, rikthehet Zhegrova

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës, Primozh Gliha ka bërë publike listën e futbollistëve që do të këtë në dispozicion për dy ndeshjet e muajit nëntor në kuadër të kualifikimeve për botërorin ‘’KATAR 2022’’.

Në publikim e listës vërehet edhe rikthimi i Edon Zhegrovës që ka shumë kohë që nuk ka luajtur për Kombëtaren e Kosovës..

Me 10 nëntor Kosova luan miqësore kundër Jordanisë, ndërsa katër ditë më vonë udhëton për në Greqi për tu përballur me kombëtaren Greke.

‘’Dardanët me 10 nëntor e zhvillojmë miqësoren kundër Jordanisë në stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’ derisa katër ditë më pas luajmë ndeshjen e fundit kualifikuese për Botëror 2022 kundër Greqisë në Athinë’’ thuhet në njoftimin e FFK-së.

Stërvitjen e parë Kosova do ta mbajë të hënën në ora 18:00 në stadiumin ‘’Fadil Vokrri.