Shtyhet Interpelanca për Rastin Dehari

Interpelanca e Kryeministrit Ramush Haradinaj për rastin Dehari është shtyrë me kërkesë të Vetëvendosjes.

Vetëvendosja ka kërkuar shtyrjen e interpelancës së Kryeministrit Haradinaj për rastin Dehari.

Albulena Haxhiu ka thënë në Kuvend se interpelanca nuk tërhiqet, por kërkesa lidhet me shtyrjen e saj për javën tjetër.

Kërkesa për shtyrje u miratua nga deputetët, për të cilën votuan 72 deputetë.

Kryesia e Kuvendit do të vendosë se kur do ta caktojë këtë interpelancë.

Aktualisht ka nisur interpelanca e Haradinajt për rritjen e pagave.