Shpërthim përballë Gjykatës së Tiranës

Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar mbrëmjen e sotme pranë shkollës “Vasil Shanto”, përballë Gjykatës së Tiranës.

Ngjarja sipas oranews ka ndodhur rreth orës 21:10, në rrugën “Mihal Popi”.

Policia thotë se në katin e dytë të një pallati ka shpërthyer, dyshohet nga lëndë e dyshuar plasëse, dera e jashtme e banesës së një shtetasi.

Nga shpërthimi janë shkaktuar vetëm dëme materiale.

Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Në vendngjarje ndodhen dhe grupi i ekspertizës dhe nëndrejtori i policisë së Tiranës./21Media