Zyrtari i Burgjeve Suspendohet pas Arrestimit për Armë

Tahir Demiri është suspenduar nga ana e drejtorit të Shërbimit Korrektues, Sokol Zogaj.

Zogaj tha për KALLXO.com se Demiri ka marrë masën e suspendimit në bazë të ligjit për shërbyes civil.

“E kam suspendu. Me ligjin për shërbyes civil, pas 48 orëve që i caktohet paraburgimi, jemi të obliguar ta suspendojmë. Është i suspenduar”, tha Zogaj.

Tahir Demiri, ushtrues detyre i shefit të administratës në Shërbimin Korrektues të Kosovës është i arrestuar për armëmbajtje pa leje në pikën kufitare të Vërmicës mbrëmjen e së hënës.

Së bashku me Demirin është arrestuar edhe zyrtari i lartë në Policinë e Kosovës në rajonin e Mitrovicës së Jugut, Nexhip Gashi.

http://kallxo.com/eprori-policise-se-mitrovices-arrestohet-per-armembajtje-pa-leje/

http://kallxo.com/zyrtari-larte-md-se-arrestohet-per-armembajtje/

Policia e Kosovës kishte dal me një njoftim lidhur me detajet se pse janë arrestuar Tahiri dhe Gashi.

Sipas tyre gjatë kontrollit të automjetit janë gjetur një armë automatike “AK-47” me një karikator me 30 fishekë dhe një pistoletë e tipit “TT” me tetë fishekë.

http://kallxo.com/ipk-dhe-policia-sqarojne-rastin-e-arrestimit-te-policit/