Zyrtarët e Urbanizmit Dëshmojnë për Refuzimin e Lejes në Ndërtimit

Ajo akuzohet për veprën penale të shpërdorimit të detyrës zyrtare dhe autorizimit lidhur me refuzimin që Bejtullahu i kishte bërë lejes së ndërtimit të një objekti banesor në pronën e Hasan Berishës.

Sipas aktakuzës, vendimi i nënshkruar nga Bejtullahu u mor pasi kundër ndërtimit të objektit banesor nga Hasan Berisha u deklaruan me një peticion gjashtë nga fqinjët e tij.

Berisha, në dëshminë e tij , tha se e akuzuara Bejtullahu i kishte mohuar të drejtën e ndërtimit të një objekti edhe për kundër faktit që i kishte plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga kjo drejtori duke shtuar faktin që është I dëmtuar.

“Materialisht dhe emocionalisht jam i dëmtum shumë, dhe do të ndjek procedurat civile për kërkimin e fitimit të humbur dhe dëmit”, tha Berisha.

Nga ana tjetër, dëshmitari Agron Gojani, i cili ishte bartës i lëndës së Hasan Berishës në Drejtorinë e Urbanizmit tha se Berisha i kishte plotësuar kushtet bazë për propozimin e kushteve ndërtimore. Por ai tha se kërkesa e Berishës ishte kërkesa e parë që u trajtua me ligjin e ri që kishte hyrë në fuqi si dhe komentet negative të fqinjëve në dëgjim publik ishin ato që ndryshuan situatën.

“Parimisht për mendimin tim kjo ka qenë dashtë kështu me u kry por, ka qenë rasti i parë me ligjin e ri, dhe ka pasur komente negative për atë arsye ma merr mendja se është refuzu”, tha arkitekti Gojani.

Gjatë gjykimit u dëgjuan edhe ish drejtori Xhelal Hoxha, i cili tha se kishte dhënë dorëheqje nga kjo pozitë për arsye personale në kohën kur Berisha kishte nisur procedurat për pajisje me leje ndërtimi.

Kallxo.com kishte shkruar edhe më parë për këtë rast.

http://kallxo.com/denoncuesit-te-korrupsionit-refuzohet-ndertimi/

http://kallxo.com/prokuroria-e-gjakoves-ngre-aktakuze-ndaj-elida-bejtullahut/

http://kallxo.com/kusari-lila-flet-per-aktakuzen-ndaj-elida-bejtullahut/

http://kallxo.com/drejtorja-e-gjakoves-prova-te-reja-per-ta-kontestuar-aktakuzen/