Foto: Ilustrim

Zhduket një 18-Vjeçare nga Peja

Një vajzë 18-vjeçare është zhdukur në Pejë.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar Policia Rajonale e Pejës.

“Po, është e vërtetë se është raportuar për zhdukjen e një vajze. Në Policinë e Pejës me datën 3 mars rreth orës 12:30 prindi ka raportuar për zhdukjen e vajzës”, tha për KALLXO.com zyrtari për Informim në Policinë e Pejës, Driton Rugova.

Sipas Rugovës, babai i të zhdukurës ka treguar se vajza ka dalë nga shtëpia të premten rreth orës 11:30 dhe më nuk është kthyer.

“Raportohet se më datë 2 mars rreth orës 11:30 viktima ka dalë nga shtëpia për të shkuar për në qytet dhe prej asaj kohe më nuk është kthyer. Lidhur me këtë rast është njoftuar njësiti i hetimeve dhe prokurori i shtetit. Rasti po hetohet intensivisht”, tha Driton Rugova per Kallxo.com.

Po ashtu, prindërit e 18 vjeçes D. Avdijaj nga Peja kanë kërkuar edhe ndihmën e qytetarëve.

Siç e përshkruajnë familjarët, vajza e tyre kur kishte dalë nga shtëpia kishte të veshur xhinse, çizme të zeza dhe xhaketë të lëkurës, gjithashtu dhe çantën e shkollës.

Familja Avdijaj apelon te të gjithë qytetarët që nëse kanë ndonjë informatë të lajmërohen në numrin e telefonit: 049-758-266.