Raportohet për tri vajza të zhdukura në Prishtinë, Gjakovë e Istog

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke hetuar dyshimet për zhdukjen e tri vajzave në tri raste të ndryshme, në Prishtinë, Gjakovë e Istog.

Të afërm të viktimave kanë njoftuar policinë se familjaret e tyre janë larguar nga shtëpia dhe nuk janë kthyer më.

Një rast është raportuar në Prishtinë ku një person ka informuar policinë se vajza është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Edhe policia e Gjakovës është njoftuar nga një person se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Po ashtu edhe në Istog, Policia është njoftuar për një rast të ngjashëm.

“Ankuesja femër kosovare ka informuar se vajza e saj viktima femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”- thuhet në njoftimin e policisë.

Policia thotë se të tri rastet janë në procedurë hetimore.