Viti, vajza 12 vjeçare raportohet e zhdukur

Një vajzë 12 vjeçare është raportuar e zhdukur.

Rastin e ka paraqitur në Policinë e Kosovës nëna e saj, e cila ka thënë se vajza e saj ka dalë nga shtëpia dhe nga ajo kohë nuk dihet vendndodhja e saj.

Sipas PK-së, rasti ka ndodhur në rrugën “Hasan Prishtina” në Viti të martën më 28 dhjetor.

Organet e rendit theksojnë se rasti nën hetime.