Podujevë, raportohet zhdukja e një vajze të mitur

Në fshatin Peran të Podujevës një burrë ka raportuar për zhdukjen e mbesës së tij të mitur.

Në raportin policor thuhet se vajza ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer më, duke mos ditur ndonjë gjë për vendndodhjen e saj.

Sipas policisë rasti është duke u hetuar.