Foto: Ministria e Infrastrukturës

Zhbllokohet rruga Prishtinë- Hani i Elezit

Sot ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka marrë vendim për lejimin e qarkullimit rrugor për automjete në rrugën nacionale N2, segmenti Kaçanik-Hani i Elezit, në të cilën ishte ndaluar qarkullimi si pasojë e rrezikut të madh nga rrëshqitjet e mëdha të dheut dhe gurëve.

Ministria e Infrastrukturës tha se pas ndërhyrjes në sanim të dëmit dhe evitim të rrezikut, nën mbikëqyrjen direkte të ministrit Pal Lekaj me bashkëpunëtorë, kjo rrugë është lëshuar sot për qarkullim rrugor.

“Sot është bërë sanimi i kësaj rruge, e që është me rëndësi të veçantë për lidhjet e korridoreve dhe unë e falënderoj zotin Riyadh dhe bashkëpunëtorët që në kohë rekorde dhe më të shkurtë të mundshme e kanë sanuar gjendjen, për të cilën ne kemi menduar se nuk mund të sanohet për disa muaj”, tha Lekaj para gazetarëve në vendin ku ishte bllokuar kjo rrugë.

“Sot duhet t’i gëzohemi kësaj pune, sepse qytetarët tanë kanë pasur vështirësi, transportuesit e mallrave kanë pasur vështirësi dhe ne e kemi bërë më të mirën të mundshme, por dua të them se qeveria nganjëherë duhet të marrë edhe vendime jo populiste, por që janë për të siguruar jetërat e qytetarëve dhe kemi bërë mirë që e kemi marrë një vendim të tillë pa dashjen tonë, por që sot në afatin më të shkurtë të mundshëm po e lëshojmë në qarkullim këtë rrugë, prandaj duhet t’i gëzohemi të gjithë”, shtoi Lekaj.

Ndërkaq drejtori i projektit nga kompania “Bechtel & Enka”, Riyadh Alkhazjari, tha se ndihet i lumtur që ai me bashkëpunëtorët e tij kanë bërë të mundur që kjo rrugë të hapet në afat sa më të shkurtë, me përkrahjen edhe të ministrit Pal Lekaj.

Ai ka pohuar se dëmet janë sanuar dhe se janë bërë punime cilësore si në mënjanimin e dheut dhe gurëve që kishin rrëshqitur, ashtu edhe në asfaltimin e shtresës së re të asfaltit përgjatë pjesës që kishte rrëshqitur.​

Foto: Ministria e Infrastrukturës

Bllokimi i rrugës e kishte vështirësuar qarkullimin e mallrave nga Maqedonia në Kosovë, meqë kamionët me mallra duheshin të kalojnë nëpër një rrugë të vështirë nga Hani i Elezit drejt Glloboçicës.

http://kallxo.com/video-banoret-e-hanit-te-elezit-kerkojne-te-lirohet-rruga-e-bllokuar/

Foto: Ministria e Infrastrukturës

KALLXO.com kishte raportuar për një protestë të qytetarëve pas bllokimit të kësaj rruge.

http://kallxo.com/fshatrat-e-kacanikut-ne-proteste-per-shkak-te-mbylljes-se-rruges/

Foto: Ministria e Infrastrukturës
Foto: Ministria e Infrastrukturës
Foto: Ministria e Infrastrukturës

Bllokimi i rrugës ishte diskutuar edhe në një mbledhje të qeverisë.

http://kallxo.com/haradinaj-rruga-kacanik-hani-i-elezit-si-kalaja-e-rozafes/