Aksioni 'Brezovica', prokurori i rastit flet për KALLXO.com
Ka vazhduar edhe sot aksioni në rastin “Brezovica” ku janë bastisur gjashtë lokacione dhe janë arrestuar 4 persona, përfshirë ish-sekretarin e Ministrisë së Infrastrukturës.
Rasim Maloku, prokuror i rastit për Kallxo.com ka thënë se janë arrestuar 4 persona, ndërsa dy vazhdojnë të jenë në kërkim.
“Ashtu siç është në komunikatë, njëri është sekretar i ministrisë e disa tjerë janë biznesmenë e profile tjera”, ka thënë Maloku.
Ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës dhe tre persona të tjerë janë ndaluar për 48 orë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, si të dyshuar për marrje dhe dhënie të ryshfetit në lidhje me rastin “Brezovica”.
Sipas njoftimit të Prokurorisë në Ferizaj, personat e arrestuar me inicialet Xh.B., I.F., Xh.Sh., dhe B.P., janë ndaluar për shkak të dyshimit se të njëjtit kanë kryer veprat penale “Marrja e ryshfetit” “Ushtrimi i ndikimit” dhe “Dhënia e ryshfetit”.
Ndërsa, gjatë kontrollit në objektet e kontrolluara janë gjetur dhe konfiskuar: Pushkë e gjuetisë, revole, telefon celuar, laptop dhe dokumente të ndryshme.
Rasti ‘Brezovica’, arrestohet ish-sekretari i Ministrisë së Infrastrukturës