Komuna e Novobërdës, Foto: KALLXO.com

Banorët e Novobërdës të diskriminuar, nuk kanë transport publik

Komuna e Novobërdës tash e disa vite ka mungesë të transportit. Banorët e kësaj komune të gjitha shërbimet mund t’i kryejnë vetëm nëse kanë vetura pasi nuk kanë transport publik. Komuna ankohet se Ministria e Infrastrukturës nuk po gjen kohë për tu takuar.