Dardan Sejdiu, VV

VV: Lëvizje të Militantëve Për ta Influencuar Votën

Deputeti i Vetëvendosjes, Dardan Sejdiu, në konferencën e dytë për media të kësaj partie, tha se ka pasur disa lëvizje nga qytetet e ndryshme të militantëve të subjekteve të partive tjera që, sipas tij, janë munduar të influencojnë votën, por në përgjithësi procesi ka zgjedhor ka qenë i qetë dhe i rregullt.

“Kemi pa ca lëvizje nga qytete të ndryshme të militantëve të subjekteve të ndryshme që janë munduar të influencojnë ose të ndikojnë tek votuesit, por kanë qenë kështu sporadike dhe si me thanë jo me ndonjë peshë a rëndësi të veçantë”, tha Sejdiu.

Ai shtoi se dalja e votuesve deri në orën 15:00 e përcjellë pak a shumë atë të orës 11:00, që nënkupton dalje më të vogël të votuesve se në raundin e parë të zgjedhjeve.

Kandidatët e Vetëvendosjes garojnë sot në balotazh në gjashtë komuna të Kosovës.