Ilustrim

Vushtrri - Arrestohet pasi vodhi 60 euro

Një person është arrestuar pasi kishte kryer vepër penale të vjedhjes së rëndë.

Policia ka sqaruar se gjatë ditës së djeshme, në rrugën “Bulevardi Adem Jashari”, në Vushtrri, është arrestuar i dyshuari, pasi që i njëjti në bashkëveprim me një person tjetër i cili gjendet në arrati, me forcë kanë depërtuar në brendinë e një lokali dhe kanë vjedhur një shumë parash rreth 60€.

Në lidhje me rastin është njoftuar edhe prokurori i shtetit.

I dyshuari është intervistuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.