Votohet në Parim Ligji për Trepçën

Kuvendi i Kosovës miratoi në parim Projektligjin për Trepçën.

82 deputetë e mbështetën Projektligjin, 12 abstenuan ndërsa asnjë nga ta nuk votoi kundër.

Votimi u bë pas një debati rreth katër orësh, ku deputetët e pozitës dhe opozitës shprehën qëndrimet e tyre për këtë projektligj.

Votimi i dytë përfundimtar për këtë projektligj do të fillojë në orën 20:30.