Vihet Gurthemeli i Klinikës së Pediatrisë

Kosova po bëhet me spitalin më modern të fëmijëve në rajon spital falë një ndihme nga Emirateve të Bashkuara Arabe.

Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e cila mori pjesë në përurimin e fillimit të ndërtimit të spitalit tha se ndërtimi i këtij spitali do të ndihmojë në trajtimin më të suksesshëm të sëmundjeve të fëmijëve të Kosovës.

“Shumë shpesh dëgjojmë lajme të hidhura për fëmijë e të rinj të prekur nga sëmundje të ndryshme të rënda por që nuk kemi mundësi t’i shërojmë. Kemi fondin për shërim jashtë shtetit por fatkeqësisht nuk është i mjaftueshëm dhe nuk i mbulon të gjitha nevojat dhe kërkesat e qytetarëve të shtetit tonë”, tha Jahjaga.

Donacioni në vlerë prej 22 milionë euro parasheh ndërtimin e Pediatrisë dhe Pediatrisë Kirurgjike.

“Pa hezitim jo vetëm në cilësinë e Presidentes së Republikës së Kosovës po edhe si një grua gruasi kërkova ndihmën e Sheika Fatima bin Mubarak, Mbretëreshës së Emirateve të Bashkuara Arabe, për të ndërtuar një spital për fëmijët tanë për fëmijët e Kosovës. Ky spital simbolizon miqësinë e fuqishme në mes të shteteve tona dhe popujve tonë”, u shpreh Presidentja Jahjaga.

Ky spital  do të ketë  kirurgjinë  e fëmijëve,  onkologjinë  dhe neonatologjinë.

Ministrja e Shtetit dhe e  dërguara e posaçme e Mbretëreshës Sheikha Fatima Bint Mubarak, Maitha Salem Al-Shamsi, tha se ky eveniment përfaqëson edhe marrëdhëniet në mes të dyja vendeve.

“Kjo është një që reflekton në rolin e Madhërisë së saj në mbështetjen e fëmijëve dhe grave në nivel ndërkombëtar, gjithashtu përfaqëson marrëdhëniet e forta dhe në zhvillim të Emirateve të Bashkuara Arabe me Kosovën”, deklaroi ajo.

Ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani tha se ky është investimi më i madh që është bërë në shëndetësi nga ndonjë shtet që nga pas lufta.

“Spitali pediatrik kirurgjik do të ofrojë mundësi të veçantë që në kushte krejt të tjera për profesionistët shëndetësorë dhe pacientët të bëhet një integrim i shërbimeve specialistike për fëmijë duke i lidhur në mënyrë funksionale klinikën e pediatrisë, neonatologjisë, kujdesi pediatrik intenziv, onkologjinë dhe radiologjinë e fëmijëve”, tha Rahmani.