Mesazhi i Atifete Jahjagës për lajmet e rreme: Rrena gjithmonë i ka këmbët e shkurtëra - VIDEO

Organizuar nga Rrjeti Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në partneritet me Internews Kosova dhe me FindBug, në Prishtinë të hënën, më 4 prill u shënua Dita Ndërkombëtare të Verifikimit të Fakteve, me temën “Ballafaqimi me fakte: Si të kundërshtohen ndikimet e dëmshme nga jashtë”.

Kjo konferencë, mblodhi së bashku gazetarë, redaktorë, profesionistë të medias, ekspertë të tjerë, të cilët diskutuan rreziqet nga ndikimet e dëmshme nga jashtë, veçanërisht ato nga vendet e fuqishme si Kina e Rusia.

Në kuadër të këtij projekti janë lanësuar disa video-mesazhe.

Ish-presidentja e Kosovës, Atfite Jahjaga fenomenin e lajmeve të rreme e ka përshkruar me një fjalë të urtë popullore.

Në ditën e së vërtetës dhe jo të rrenës, është mirë me kujtu fjalën popullore se rrena gjithmonë i ka këmbët e shkrutëra. Duke qenë një vend i ndërtuar mbi vlerat demokratike, Kosova garanton me këmbëngulje fjalën e lirë”, ka thënë ish-presidentja Jahjaga.

Sipas saj, edukimi i qytetarëve është kundërpërgjigja më e mirë për lajmet e rreme.

“Ka individ por edhe grupe të caktuara që vazhdojnë ta shpërdorojnë lirinë duke shfrytëzuar dezinformatat dhe lajmet e rreme që kanë synim dëmtimin e besueshmërisë dhe kredibilitetin e institucioneve, të bartësve të tyre e personave publik si dhe bizneseve. Rrjedhimisht synojnë ta rrënojnë jetën e qytetarëve dhe të vendit”, ka thënë ajo.

“Kontrollo faktet para se ti besosh një lajmi. Mbroje vetën dhe Kosovën nga dezinformatat”, ka deklaruar Jahjaga.

KALLXO.com përmes platformës Krypometër në vazhdimësi raporton për lajmet e rreme që shpërndahen në mediat kosovare.

Konferenca e BIRN-it për lajmet e rreme, sfidat dhe rëndësia e verifikimit të fakteve

www.kallxo.com