Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

“UNWomen” emëron njërën nga zyrat me emrin e ish-presidentes, Atifete Jahjaga

Ish-presidentja e vendit, Atifete Jahjagaka njoftuar se zyra Rajonale e “UNWomen” për Evropën dhe Azinë Qendrore ka emërtuar njërën nga zyrat e tyre me emrin e saj.

Atifete Jahjaga ishte presidentja e parë grua në rajon. Ajo qëndroi për një mandat në krye të vendit, nga vitit 2011 deri në vitin 2016.

“Ndihem jashtëzakonisht e nderuar nga kjo simbolikë, të cilën ia dedikuan rolit tim në fuqizimin e grave dhe vajzave gjatë mandatit tim si gruaja e parë Presidente në Kosovë dhe rajon. Falënderoj pafundësisht UNWomen dhe Drejtoreshën Regjionale Znj. Alia El-Yassir për nderin dhe vlerësimin, si dhe Udhëheqësen e UNWomen në Kosovë znj. Vlora Tuzi Nushi për përkrahjen” – shkroi Jahjaga në Facebook.