Mytaher Haskuka- QMF - Lubizhde

Vihen themelet e QMF-së në Lubizhdë të Prizrenit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka ka njoftuar se sot është vënë themeli i Qendër të re të Mjekësisë Familjare në fshatin Lubizhdë.

Ky objekt sipas kryetarit Haskuka do të ofrojë më shumë shërbime shëndetësore për banorët e këtij fshati si analizat laboratorike dhe shërbimet stomatologjike.

“Lubizhda së shpejti do të bëhet me Qendër të re të Mjekësisë Familjare. Sot vëmë gur-themelin e një objekti të ri dhe modern, i cili ndryshe nga objekti i deritashëm i ambulantës në këtë lokacion, do të ofrojë më shumë shërbime shëndetësore, si analiza laboratorike dhe stomatologji. E mira e gjithë kësaj është se me ndërtimin e QMF-së së re, banorët e kësaj zone nuk do të kenë nevojë të udhëtojnë më larg për t’i kryer këto shërbim, ndërsa nga kjo do të përfitojnë edhe banorët në afërsi nga fshatrat përreth”, thuhet në publikimin e Haskukës.