Aksioni i aktivistëve të Vetëvendosjes për pastrimin e trotuarëve nga bora në Fushë-Kosovë, më 11 janar 2019 - Foto: KALLXO.com

VIDEO: Trotuarët e papastruar nga bora në Fushë-Kosovë

Një qytetar është ankuar për mospastrimin e trotuarëve në Fushë-Kosovë.

Qytetari ka dërguar në adresë të KALLXO.com pamje, ku shihet se trotuari është i mbuluar nga bora dhe akulli.

Pamjet thotë se i ka bërë mbrëmë në njërën prej rrugëve kryesore të qytetit – “Dardania”, përreth shkollës “Mihal Grameno”.

Kjo nuk është hera e parë që qytetarët ankohen për shkak të mosheqjes së borës nga trotuaret e qytetit.

Duke parë mosreagimin e autoriteteve, aktivistë të Lëvizjes Vetëvedosje ditë më parë pastronin trotuarët e qytetit për t’ua lehtësuar qytetarëve qarkullimin.

https://kallxo.com/lvv-pastron-rruget-nga-bora-ne-fushe-kosove/

Por, me problemin e mospastrimit të trotuarëve dhe rrugëve nuk po përballen vetëm banorët e qytetit, por edhe ata të fshatrave të Fushë-Kosovës.

https://kallxo.com/fshatrat-e-fushe-kosoves-te-izoluara-nga-bora-foto/

www.kallxo.com