Video - Përplasja Molliqaj, Hoti e Konjufca

 

Deklaratave të Dardan Molliqajt se opozita nuk patën  rrugë tjetër përpos kth8imit të tyre në Kuvend si dhe se opozita po ka frikë nga presidenti Hashim Thaçi, kanë nxitur reagimet e shefave të grupeve parlamentare të LDK-së dhe LVV-së.

“Pozicioni i LDK, i VV e Alternativës nuk ka ndërru, ka ndërru pozicionimi i PSD. Me u marrë ai me opozitën nuk është e ndershme, mos t`i mbajmë ligjërata njëri tjetrit, e mos të flasim për asociacionin”, iu kundërpërgjigj Molliqajt, Avdullah Hoti nga LDK.

Në kundër-replikën e tij Molliqaj deklaroi se strategjia opozitare ka pasur efekt zero.

“Z.Hoti nuk e di çka po quan ane. Qëndrimi i PSD është shumë i qartë. Strategji opozitare që ka zero efekt, faleminderit. Strategji opozitare që e rrëzon Qeverinë, ejani. PSD ka edhe njerëz edhe përvojë me e ba këtë. Sa i përket dialogut kemi konsistencë të plotë”, tha Molliqaj.

Kurse Glauk Konjufca nga LVV tha se Molliqaj nuk mund të moralizojë para tyre lidhur me strategjinë opozitare.

“Dardan Molliqaj ja paska huq krejt bojkotit te Kuvendit. Nuk është çështje ideologjike, por krejtësisht taktike. Këtu s`ka çka na moralizon për ketë taktike, nuk është parimore, por është veprim që ne e konsiderojmë që është duhur edhe i ndryshojmë kur të na konvenon. Për Kosovën, çështja më e rëndësishme është me e ndal Hashim Thaçit që po iu tërheq zvarrë, e vagoni i fundit është PSD. Nuk mund të flasim për platformë se qysh me ia bo një ekip Hashim Thaçit, ai është shqetësim i PDK dhe PSD”, tha Konjufca.