Ilustrim

VIDEO: Një i arrestuar për vrasjen në kazino në Lipjan

Një person është arrestuar lidhur me vrasjen në Lipjan.

Kështu bëri të ditur Policia e Kosovës dhe Prokuroria e Prishtinës në një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Rexhep Sijarina, drejtor rajonal i Policisë, tha se pas hetimeve intensive sonte rreth orës 20:00 është arrestuar personi i dyshuar.

“Janë konfiskuar dy armë, prova të tjera materiale, një veturë dhe po punojmë intensivisht për zbardhjen e plotë të rastit”, tha Sijarina.

Ndërsa, Armend Hamiti, prokuror i rastit tha se i dyshuari është arrestuar pas një pune intensive dhe në koordinim me hetuesit.

“Do të shikojmë nëse ka edhe persona të tjerë të involvuar në këtë rast të grabitjes me pasojë vdekjen”, shtoi prokurori.

Policia e Kosovës ka paralajmëruar konferencë të jashtëzakonshme për media lidhur me rastin e vrasjes që ka ndodhur në Lipjan më 20 mars të këtij viti.

KALLXO.com do ta transmetojë LIVE këtë konferencë për media të Policisë.

Po ashtu, KALLXO.com merr vesh se lidhur me këtë rast është së paku një i arrestuar.

Në mbrëmjen e 20 marsit, një person është gjetur i vdekur në vendin e tij të punës, në një kazino në qytetin e Lipjanit.

Atë natë Policia dhe Prokuroria thanë se po kërkohet një i dyshuar.

KALLXO.com kishte raportuar nga vendi i ngjarjes.

Komandanti i Policisë në Lipjan, Driton Imeri dhe prekurori Armend Hamiti kishin dhënë detaje rreth incidentit.

https://kallxo.com/rrethanat-e-vrasjes-ne-lipjan-dyshohet-se-pati-grabitje/

www.kallxo.com