Rigels Rajku (Noizy) dhe Albert Krasniqi, në gjykatë. Foto: Kallxo.com

VIDEO: Gjykata dënon ‘Noizyn’ dhe Albert Krasniqin

Gjykata e Prishtinës ka shpallur aktgjykimin në rastin e reperit Rigels Rajku, i njohur si ‘Noizy’, për incidentin ku ai mbeti i i plagosur në qendër të Prishtinës.

Rigels Rajku u dënua me dy mijë euro gjobë.

Në procesin gjyqësor i cili ka përfunduar sot Albert Krasnqi personi i akuzuar për plagosjen e ‘Noizy’-t është dënuar me 6 muaj burgim me mundësinë që dënimin ta shlyejë me para.

Vendimi i gjykatës i shpallur sot i ngarkon Krasniqit një dënim prej 8 mijë eurosh për veprat në aktakuzë.

Shpallja e gjykimit është bërë në një seancë ku dy të akuzuarit nuk kanë marrë pjesë.

Beteja në mes dy ‘label’-ëve muzikorë OTR e BabaStars e cila nisi më 13 shtator të vitit 2016 para hotelit “Swiss Diamond”, është zhvendosur në Gjykatë.

OTR është ‘label’ në të cilin bën pjesë ‘Noizy’, ndërsa ‘BabaStars’ label-i tjetër ku bën pjesë ‘Cozman’.

Më 13 shtator të vitit 2016, rreth orës 17:15 në parkingun para hotelit “Swiss Diamond”, në Prishtinë kishte ndodhur një përleshje mes dy prej grupeve më të mëdha të reperëve, ata të OTR-së nga Shqipëria dhe BabaStars nga Kosova.

Raportimet nga ky proces mund t’i gjeni në këtë link.