(Ilustrim) Plazhi me rërë në Vlorë/ Foto: Valon Fana, KALLXO.com

Gjykata e Posaçme dënon ish-kryebashkiakun e Lezhës për tjetërsim pronash në bregdet

Ish-kryetari i Bashkisë së Lezhës, Fran Frroku është gjetur për herë të dytë fajtorë i përfshirë në një skemë tjetërsimi pronash në bregdetin e Shëngjinit. Bashkq me Frrokun u dënuan edhe disa zyrtarë të tjerë.

 Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar dënoi të premten me 1 vit e 4 muaj burg, ish-kryebashkiakun e Lezhës . Ai u gjet fajtor për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” për tjetërsimin e një sipërfaqeje toke në zonën e Ranës së Hedhur në . Gjykata po ashtu caktoi si dënim alternativ heqjen e të drejtës për ushtrimin e funksioneve publike për një periudhe 5-vjeçare.

Fajtorë për të njëjtën akuzë u gjetën dhe ish-drejtori i Urbanistikës i Bashkisë   si dhe  e  ish-zyrtarë të Bashkisë Lezhë. Dënimi për ta u konvertua në shërbim prove. Gjykata caktoi të njëjtën masë dënimi alternativ me heqjen e të drejtës për të ushtruar funksione publike për një periudhe 5-vjeçare edhe për ta. Ndërsa për ish-juristin e hipotekës  dhe ish-juristen e Bashkisë  çështja u pushua, pasi janë dënuar dhe më parë për të njëjtën vepër penale.

Gjithashtu GJKKO vendosi të konfiskohen dhe kalojnë në favor të shtetit pasuritë e paluajtshme të sekuestruara për llogari të këtij procedimi penal.

Hetimet për tjetërsimin e pronave nisën në vitin 2019-të, kur  arriti të provojë përfitimin në mënyre të paligjshme të 66 mijë metrave katror tokë në bregdetin e Lezhës, më vlerë 13 milion euro.

Sipas akuzës kjo sipërfaqe e madhe toke e cila është vënë nën sekuestro preventive është pronë shtetërore dhe është tjetërsuar përmes falsifikimit të dokumenteve të pronësisë që nga origjina e pronës deri tek certifikata e pronësisë. “Në këtë veprimtari kriminale, personat përfitues në mënyrë të kundërligjshme të pronave kanë përfshirë edhe persona të tjerë, ndër ta persona të afërt dhe të njohur më ta, duke ja kaluar në mënyrë fiktive pasuritë dhe më pas me qëllim final për t’i kaluar në pronësinë e tyre”, thuhej në njoftimin e SPAK për dërgimin e dosjes në gjykatë në tetor 2022. Kjo është hera e dytë që ish-kryebashkiaku i Lezhës dënohet për të njëjtën akuzë.