Familjarët e turqve të arrestuar qëndrojnë para Ambasadës Turke në Kosovë. Foto: Kallxo.com

VIDEO - Familjarët e Turqve të Deportuar të Vendosur ta Kalojnë Natën Para Ambasadës

Nata e së premtes i ka gjetur familjarët dhe miqtë e gjashtë shtetasve turq të arrestuar në Kosovë një ditë më parë përpara Ambasadës së Turqisë në Kosovë, raporton KALLXO.com.

Pavarësisht se kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e konfirmoi sot se gjashtë shtetasit turq janë depërtuar në Turqi, familjarët dyshojnë se të afërmit e tyre janë ende duke u mbajtur brenda ambasadës prandaj thonë se do të qëndrojnë aty derisa ata të lirohen.

Nazmi Ulus, Drejtori i kolegjit “Mehmet Akif” në të cilin kanë dhënë mësim pesë të arrestuar, dhe Olcay Demirez, gruaja e njërit nga të arrestuarit, folën për arrestimet.

Ndiqni deklaratat e tyre në videon e mëposhtme: