Arkiva - Foto: KALLXO.com

Vetura Shkel për Vdekje Këmbësoren

Policia e ka konfirmuar aksidentin tragjik, në të cilin kanë qenë të përfshirë një veturë dhe një këmbësor i gjinisë femërore.

“Në këtë aksident ka humbur jetën këmbësorja rreth 20 vjeçe. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes. Ngasësi i veturës është arrestuar”, tha për KALLXO.com zëdhënësja e Policisë, Florie Ahmeti-Haziraj.

KALLXO.com merr vesh se aksidenti ka ndodhur në udhëkryqin afër supermarketit “Interex”, në hyrje të Fushë-Kosovës.

Në të njëjtën rrugë ndodhin shumë shpesh aksidente.

Dy javë më parë ndodhi një aksident i rëndë, por vetëm me të lënduar.

http://kallxo.com/aksident-rende-ne-fushe-kosove-2/

Një vit më parë, KALLXO.com raportoi se në rrugën “Nëna Terezë“ në Fushë-Kosovë brenda një viti kanë ndodhur 400 aksidente.

http://kallxo.com/rruga-e-400-aksidenteve-brenda-nje-viti/