Podujeva

Vetura Godet Çiklisten në Podujevë

Një aksident trafiku mes një automjeti dhe një çiklisti ka ndodhur dje në fshatin Dobërdol të Podujevës.

Sipas raportit të policisë, si pasojë e aksidentit një vajzë çikliste, ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për trajtim në QKUK.

Sipas mjekut kujdestar viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e mbajtjes.

KALLXO.com ka shkruar edhe për aksidente tjera të çiklistëve.

http://kallxo.com/aksidentohet-ciklisti-ne-semafore/