Foto: Facebook

Vetëvendosje Reagon për Sulmin Ndaj Kuvendit

Lëvizja Vetëvendosje ka dënuar sulmin e mbrëmshëm ndaj Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe u ka bërë thirrje organeve të sigurisë që të merren seriozisht me zbardhjen e këtij rasti.

“Megjithëse janë dhënë shumë pak informacione rreth rastit, ne konsiderojmë që nuk mund të këtë motiv që do të justifikonte aktet e tilla”, thuhet në reagimin e Vetëvendosjes.

“Aktet e tilla të papranueshme nuk i bëjnë mirë kurrfarë kauze. Ne ftojmë këdo që është kundër rrjedhave politike të vendit tonë të bashkohet në protestat paqësore, qytetare dhe publike sepse vetëm përmes aktiviteteve të tilla do të mund ta ndryshojmë gjendjen në Kosovë”, thotë Vetëvendosje.