Veseli: Serbia nuk mund t'i shmanget llogarisë për të pagjeturit

Kryetari i Kuvendit të Kosovës u shpreh i vendosur në angazhimin e institucioneve për gjetjen e personave të zhdukur.

Në javën e të pagjeturve,  në një status në Facebook, Veseli tha se qytetarët meritojnë drejtësi dhe të vërtetën lidhur me ta.

“Ne nuk do ndalemi së kërkuari drejtësi dhe të vërtetën për qytetarët tanë të pagjetur. Serbia kurrë nuk do të mund t’i shmanget llogarisë për këtë”, shkroi Veseli